Ministria e Mbrojtjes nis dëmshpërblimin e banorëve që u prekën nga zjarret e kësaj vere. Sipas ministrit të mbrojtjes, Pirro Vengu janë 191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki që u prekën nga zjarret.
“Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 5 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë”,-tha ministri.
Nga kjo verë pati dëme serioze në disa bashki të vendit, kur kryesojnë bashkitë e jugut të Shqipërisë, Delvina e Finiqi, dhe Gramshi në Shqipërinë e Mesme. Vetëm bashkia Delvinë vlerëson afërsisht shifrën e 9.5 miliardë lekëve dëme, ku përfshihen 16 banesa, kompensime për koshere bletësh, mijëra ullinj, pemë frutore dhe bagëti.
Në Gramsh u llogarit një faturë prej rreth 31 milionë euro, ku përfshihen 68 shtëpi të djegura, qindra bagëti, mijëra hektarë me ullinj, rrush, bimë medicinal edhe pemë frutore. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje gjatë këtij viti në Shqipëri u dogjën mbi 59 mijë hektarë pyje, ndërkohë që vjet për të gjithë vitin u dogjën në total 46 mijë hektarë.


