Dita e shtunë ka nisur me një aksident në rrugët e Lushnjes. Fatmirësisht përplasja e dy mjeteve në autostradën Lushnje Fier fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëme materjale.
Mjeti tip ford kalonte nga një krah në krahun tjetër nga krutja drejt këmishtajt të autostradës dhe është përplasur nga mjeti tip Benz që përshkonte autostradën në drejtimin Lushnje Fier.
Drejtuesit e mjeteve dhe bashkë udhëtarët e tyre nuk kanë pësuar dëmtime serioze fatmirësisht në një pikë e cila konsiderohet gangrenë për aksidentet e ndodhura shpesh herë me humbje jeten.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidenti. Dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar që në orët e para të mëngjesit.
Pavarësisht aksidenteve të shumta në këtë pikë, prej vitesh asnjë investim për ndryshimin dhe përmirësimin e situatës nga autoriteti rrugor shqiptar dhe situata vijon e njëjtë me raste aksidentesh të shpeshta.
Top Channel
