Ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, një periudhë e shenjtë për myslimanët, ku agjërimi për 30 ditët e këtij muaji është një nga obligimet më të mëdha. Myslimanët janë të privuar nga ushqimi dhe çdo gjë tjetër ushqyese nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij.

Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islamik, është shpallur gjithashtu si koha e zbritjes së Kuranit, librit të shenjtë të Islamit. Duke qenë se Islami përdor kalendarin hënor, data e fillimit të Ramazanit ndryshon çdo vit dhe nuk është një datë fikse në kalendarin gregorian.

Gjatë Ramazanit, myslimanët hanë dy vakte të rëndësishme: syfyr (pak para agimit) dhe iftar (menjëherë pas perëndimit të diellit). Në fund të çdo dite agjërimi, familjet dhe miqtë mblidhen për iftar, shpesh duke filluar me ujë dhe hurma arabe, një traditë e përhapur që simbolizon shpërblimin pas një dite agjërimi.