Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin. Në pamjet e siguruara, fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.