Nis seanca e themelit e gjyqit ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se në seancën e dytë të themelit nuk është prezent kryebashkiaku Veliaj, i cili ka depozituar një deklaratë ku thotë se dëshiron që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i Partisë Socialiste.
Të pranishëm në këtë seancë janë dy prokurorët e SPAK, si dhe avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku.
