Ka nisur në shehsin “Skënderbej” protesta në mbështetje të studentëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimin e Jurispridencës ta zhvillojnë në gjuhën shqipe. Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta është organizuar në Tiranë, teksa janë të shumtë janë studentët që i janë bashkuar kësaj proteste. Me pankarta në duar, ata theksojnë do të qëndrojnë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV, teksa kanë nisur marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut
“Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, shkruhet në një prej pankartave.
Kujtojmë se më 18 maj, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, zhvilluan protestën e dytë në Shkup për gjuhën shqipe, ku të pranishëm ishin mijëra studentë nga të gjitha trevat shqiptare. Gjithashtu, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Protesta vjen si shprehje e revoltës së studentëve pas refuzimit të kërkesës së tyre nga ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov.
