Ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të Sali Berishës edhe të bashkëpandehurve të tjerë.

Genc Gjokutj njëri nga avokatët e Berishës nuk është i pranishëm për arsye familjare.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se SPAK bën kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së Taulant Ballës, përsa i përket dokumentit për dëmshpërblimin e pronarëve të tokës.

SPAK thekson se Balla ka deklaruar se ka pasur dijeni dhe ka parë dokumenta dhe ka dorëzuar dhe prova.

Po ashtu edhe avokatët e të pandehurve bëjnë kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së dhënë nga Tualant Balla.

Malltezi thekson se ka disa gënjeshtra të Taulant Ballës por do t’i lexojë në një moment të dytë, pasi gjykata theksoi se nuk ishte ky momenti procedural.

Gjykata pranon kundërshtimin e dëshmisë së bërë nga SPAK dhe nga avokatët mbrojtës të të pandehurve.

Top Channel