Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Laert Haxhiu ka paraqitur një deklaratë me shkrim, përmes së cilës njofton gjykatën se nuk dëshiron të marrë pjesë në procesin gjyqësor. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se pranon të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës, Detar Hysi dhe Dritan Jahaj. Gjykata bëri me dije se procesi ndodhet në fazën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Në seancën e sotme janë paraqitur gjithsej 12 dëshmitarë, të cilët pritet të dëshmojnë në kuadër të shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit. Procesi vijon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga gjykata./ Top Channel