Ka nisur në Tiranë protesta e 38-të e qytetarëve kundër klasës politike në vend. Si çdo ditë, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Edhe në ditët e mëparshme protestuesit kanë zhvilluar marshime dhe tubime para institucioneve shtetërore, ku nuk kanë munguar momentet e tensionit me forcat e policisë, bllokimet e përkohshme të rrugëve dhe thirrjet e vazhdueshme për përgjegjësi politike nga qeveria.