Ka nisur këtë të hënë “Foltorja” e dytë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

I pari organizim u zhvillua javën e kaluar, teksa kjo protestë sipas demokratëve, është imitimi i parlamentit, ku kanë akses të gjithë deputetët, të cilëve sipas tyre iu është hequr e drejta e fjalës në parlament, si dhe hapësira e qytetarëve. Sali Berisha i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, ku ka shkaur me makinën e tij nga banesa.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe vendosjen e një qeveria teknike.