Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike në Tiranë. Mbështetës të opozitës janë mbledhur fillimisht para selisë qendrore të PD-së, nga ku po organizohet marshimi drejt Kryeministrisë.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu dhe është pritur me ovacione nga simpatizantët. Ai pritet t’u bashkohet protestuesve gjatë ecjes drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Më herët gjatë ditës, Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp ku u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në tubim. Një ditë më parë, ai u kishte drejtuar një apel edhe efektivëve të policisë që të qëndrojnë në anën e qytetarëve dhe ligjit.