Në bulevardin para Kryeministrisë, ka nisur protesta e radhës e Partisë Demokratike, e drejtuar nga kryetari Sali Berisha.

Ish-kryeministri doli nga selia dhe bashkë me militantët dhe marshoi drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen dhe fjalime ndryshe nga protestat e fundit, ku podi ishte hequr. Ndërkohë, edhe sot priten trazira pasi disa protestues janë paraqitur të maskuar.

Në terren janë angazhuar 1500 efektivë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Po ashtu, edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zbritur vetë në terren.