Ka nisur sot në orën 10:00 seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë betuar tre deputetët e rinj të opozitës: Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Ndryshe nga ta, deputetja Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme në sallë dhe nuk u betua në këtë seancë.
Në rendin e ditës së seancës plenare të sotme janë përfshirë: miratimi i procesverbalit të seancave të datës 12 shtator 2025, si dhe projektvendimet për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit dhe të sekretariateve të Byrosë së Kuvendit.