Ka nisur ditën e sotme seanca e posaçme në Kuvend, për heqjen e mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Seanca ka nisur me debate, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të marrë fjalën për procedurë, duke shkuar dejt foltores. Në këtë moment, kryeminsitri Edi Rama është larguar, duke dalë nga salla e Kuvendit. Në fjalën e tij, Berisha tha se Ahmetaj duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë dhe të qytetarëve.

“Në mungesë, për shkak të arratisë së zëvendës kryeministrit i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë, të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij Edi Rama”, tha Berisha.

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk pritet të marrë pjesë në seancë, pasi nuk ndodhet në vendin tonë dhe këtë e ka konfirmuar dhe ai vetë, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.