Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Ilir Beqaj mbërriti në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe me pranga në duar. Para nisjes së seancës, prangat iu hoqën dhe ai u ul pranë avokatit të tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj. Sakaq Prokuroria po përgjigjet për materialet që ka dorëzuar mbrojtja e Beqajt.

Në dosje e njohur si “Sterilizimi” ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar dhe të dyve i është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.