Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend.
Kryeparlamentari, Niko Peleshi, e ka nisur këtë seancë me prezantimin e rendit të ditës.
Në rendin e ditës të parashikuar nga Kuvendi shkruhet:
Në mbështetje të urdhrit nr. 21, datë 31.3.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.3.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari,
kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga
deputetja Jorida Tabaku. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të
Rregullores së Kuvendit)
5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari,
kërkuar nga deputeti Arian Ndoja. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve
90 – 95 të Rregullores së Kuvendit)
6. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari,
kërkuar nga deputeti Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve
90 – 95 të Rregullores së Kuvendit)
7. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi
Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006”. (Në mbështetje të
neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77
të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
8. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar
nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës
së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin
e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit
administrativ”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të
Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
9. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për
Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”. (Në mbështetje të
neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77
të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 58/2022, “Për krijimin,
organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””. (Në mbështetje të
neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
11.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019, “Pёr
administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, 55, 68, 73 dhe 74
të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim
12.Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 20, 21 dhe 22 të ligjit nr. 9121, datë
28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores
së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
13.Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
(Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14 të ligjit nr. 54/2024, “Për
komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 111 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
14.Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të
komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 22 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
15.Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë
së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë
se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha
e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)
