Ka nisur këtë të hënë seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e 75 deputetëve të regjistruar gjatë votimit elektronik të prezencës.

Në mungesë të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, drejtimin e seancës dhe prezantimin e rendit të ditës e mori nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Pas hapjes së punimeve, deputetët proceduan me verifikimin e prezencës në sallë, ku rezultoi se të pranishëm ishin 75 ligjvënës. Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës.