Sesioni i ri parlamentar ka nisur këtë të hënë me një moment solemn në sallën e Kuvendit. Në çelje të punimeve u ekzekutua Himni Kombëtar, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë në shenjë nderimi.
Pas përfundimit të ceremonisë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantoi rendin e ditës dhe mbajti fjalën e parë për nisjen e sesionit të ri.
Punimet parlamentare vijuan më pas me shqyrtimin e pikave të parashikuara në rendin e ditës.
