Nga sot, më 6 korrik, ka nisur zyrtarisht procesi i regjistrimeve online për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe të dhjetë, përmes platformës shtetërore e-Albania.
Sipas njoftimit të autoriteteve, sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik, duke u dhënë prindërve një periudhë gati njëmujore për të përfunduar regjistrimin e fëmijëve të tyre.
Procesi kryhet tërësisht online përmes platformës e-Albania, duke shmangur paraqitjen fizike në institucione dhe duke lehtësuar procedurat administrative për qytetarët.
Autoritetet u kanë bërë thirrje prindërve që të mos e lënë regjistrimin për ditët e fundit, për të shmangur vonesat apo problemet teknike që mund të krijohen nga ngarkesa e sistemit në ditët e fundit të afatit.
