gjykata e lartePresidenti Nishani ka dekretuar dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatën e lartë janë Admir Thanza, i cili  ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Tom Ndreca, që vjen nga Gjykata e Apelit dhe njihet si personi që ‘i dha’ fitoren Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës në zgjdhjet e fundit lokale.


“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, po në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në faqen zyrtare të Presidencës .


19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)