Zgjedhjet e reja
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, më 5 nëntor do të takojë 6 përfaqësuesit e partive parlamentare. Dje, Presidenca shpalli oraret e takimeve me drejtuesit e grupeve parlamentare dhe me krerët e partive. Kreu i shtetit, më 5 nëntor, do ta zhvillojë takimin e parë në orën 10:00 me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Pas një ore, Nishani do të takohet me kreun e grupit më të madh të opozitës, Gramoz Ruçi. Në orën 12:00 do të zhvillojë takim me kreun e grupit të LSI-së, Lefter Koka. Më pas në axhendën e kreut të shtetit janë takimet me krerët e partive që nuk kanë një grup parlamentar. Takimi i orës 13:00 do të jetë me kryerepublikanin Fatmir Mediu, pas një ore do të takohet me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Takimi i fundit në axhendë do të jetë me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.