Prej afro një ore, protesta është zhvendosur para Kryeministrisë, ku situata është tensionuar dhe kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kanë shkulur pllakat e trotuarit dhe i kanë hedhur në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me lëndë plasëse dhe gaz lotsjellës.

Herë pas here, forcat e rendit kanë tentuar të shtyjnë turmën për ta larguar nga godina e Kryeministrisë. Protestuesit janë tërhequr përkohësisht për shkak të gazit lotsjellës, por më pas janë rikthyer sërish në përballje me policinë.

Në terren, një pjesë e efektivëve janë pozicionuar pas automjeteve ujëhedhëse, ndërsa punonjësit e policisë me rroba civile qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë dhe kryer arrestime.