Kryeministri Edi Rama pritet të mbledh kryesinë e Partisë Socialiste ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të bëhet në orën 18:00 në selinë e PS.
Pritet që mbledhja të ketë në fokus organizimin e punës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndërkohë që nuk dihet nëse në mbledhjen e sotme do të diskutohet në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.
Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet një orë pasi Rama të ketë mbyllur një takim me kandidatët që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.