Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar dhjetra biznese në tregun pranë ish-uzinës Dinamo në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Flakët shpërthyen fillimisht në një magazinë dhe u përhapën me shpejtësi, duke dëmtuar më shumë se 50 subjekte tregtare, ku malli i tyre u shkatërrua krejtësisht.

Pas orësh përpjekjesh, zjarrfikësit arritën ta vënë nën kontroll zjarrin, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vazhdim.