Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, është përfshirë në listën prestigjioze të “100 Grave Influencuese në Onkologji 2026”, të publikuar nga platforma ndërkombëtare OncoDaily.
Në listën e saj, platforma ka publikuar 10 emrat e parë për këtë vit, mes të cilëve renditet edhe Sala, e vlerësuar për kontributin në politikat shëndetësore dhe veçanërisht për angazhimin në trajtimin dhe parandalimin e kancerit në Shqipëri.
Sipas OncoDaily, gjatë drejtimit të saj në Ministrinë e Shëndetësisë, onkologjia është vendosur në fokus të reformave të sistemit shëndetësor shqiptar.
Në vlerësim përmenden nisma të tilla si krijimi i një Instituti Kombëtar të Onkologjisë dhe Rrjeti Kombëtar i Kancerit, si dhe prezantimi i protokolleve të standardizuara për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.
Platforma evidenton gjithashtu zgjerimin e kapaciteteve rajonale për kimioterapinë dhe radioterapinë, rritjen e financimit për barnat kundër kancerit dhe forcimin e programeve të depistimit për kancerin e qafës së mitrës dhe parandalimin e HPV-së.
Në profilin e saj, OncoDaily vlerëson edhe karrierën akademike dhe profesionale të Salës, e cila është profesore e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë dhe ka drejtuar më herët Departamentin e Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCS.
As we continue our special OncoDaily tradition – the 𝟭𝟬𝟬 𝗜𝗻𝗳𝗹𝘂𝗲𝗻𝘁𝗶𝗮𝗹 𝗪𝗼𝗺𝗲𝗻 𝗶𝗻 𝗢𝗻𝗰𝗼𝗹𝗼𝗴𝘆 – We’re proud to introduce the first 10 remarkable women featured in our 2026 list💫
— OncoDaily (@oncodaily) August 27, 2026
🪄Evis Sala (@EvisSala) is one of the first 10 women featured in the 100… pic.twitter.com/9x0gezARU5
