Një debat i ashpër ndodhi sot në studion e “Breaking” në “Top News”. Të ftuar ishin avokati Kujtim Cakrani dhe avokati Roland Islami për të folur për akuzat ndaj mjekut kirurg Dervish Hasa, kardiokirurgu i cili abuzoi dhe shfrytëzoi seksualisht 16 vjeçaren për dy vite.
Roland Islami i cili është edhe avoakti i kardiokirurgut, u shpreh në emision se një femër 14 vjeç mund të martohet me lejen e gjykatës. Mbi të gjitha ai shtoi se një person mbi 14 vjeç nuk quhet më fëmi.
I revoltuar nga këto argumenta, avokati Kujtim Cakrani i është drejtuar më tone të ashpëra Rolandit, duke i thënë: “Ju po cënoni rëndë integritetin kombëtar të këtij vendi! Ky vend nuk e ka pasur në traditën e tij këtë, feja shqiptare, muslimane, katolike e çfarëdo qoftë, nuk e lejon martesën me minorenë”.
Debati ka agravuar, Kujtimi i ka thënë gjithashtu avokatit të mjekut se ju po shkatërroni strukturën e familjes shqiptare. “Është turp! Ju po mbroni pedofilat! Mos përfitoni nga varfëria!
Kjo ka bërë që avokati Roland Islami të largohet nga emisioni, duke u shkëputur nga lidhja në skype.
