Sapo ka nisur protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Qytetarët nisën marshimi për të sensibilizuar institucionet dhe shoqërinë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martinit Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më. Marshimi nisi nga Shkolla ‘Fan Noli’ ku mësonte Martini drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.