Një gomone e fuqishme është zbuluar nga policia e Vlorës pak pas mesditës së sotme në grykëderdhjen e lumit Vjosë.


Gomonia me dy motorë të fuqishëm ishte fshehur në këtë zonë, pasi dyshohet se do të përdorej për transport të lëndëve narkotike.


Nisur nga disa precedentë të kësaj natyre, policia thotë se gomonia e kapur sot ishte më e madhja e kapur kohët e fundit. Ndërkohë Blutë e Vlorës po kryejnë hetime për të gjetur pronarët e mjetit lundrues.