Situata gjatë protestës në kryeqytet është tensionuar edhe pranë Urës së Dajtit, ku një grup protestuesish kanë ndezur zjarr në mes të rrugës.

Sipas informacioneve, protestuesit kanë hedhur një tabelë dhe më pas i kanë vënë flakën një objekti, duke krijuar një situatë të tensionuar në këtë segment rrugor.

Si pasojë e incidenteve, qarkullimi vijon të jetë i bllokuar, ndërsa situata mbetet e tensionuar.