Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’.

Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se
Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet

Florian Binaj: Kjo gjë nuk bëhet vetëm.
Banori: Kërkojmë rrotullimin
Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi.

Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.

“Një gurë në dorë kemi”, tha ai.