Pak pas konfirmimit të lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik të socialistëve, ish-kryeministrit Fatos Nano, kanë ardhur edhe ngushëllimet e para nga kampi opozitar.
Ka qenë ish-zv/kryeministri i PD, Tritan Shehu, aktualisht deputet i saj, që ka përcjellë ngushëllime për të gjithë socialistët, familjen, miqtë dhe politikën për këtë humbje.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Z. Fatos Nano! Një humbje për familjen socialiste. Një humbje për politikën shqiptare. Ngushëllime familjes së tij, që e ndjen e përjeton më shumë se gjithësekush këtë humbje. Bashkëpuntorëve në vite. Miqve e shokëve. Ngushëllime!



