Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” në Delvinë kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë, pas një përplasjeje mes dy të miturve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej nxënësve u godit në shpatull.

Sipas protestuesve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por nuk janë marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve. Ata pretendojnë se nxënësi që shkaktoi incidentin u lejuan të largohej nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor, pa u njoftuar prindërit, gjë që sipas tyre krijon një klimë të pasigurt.

Ngjarja ka nisur brenda shkollës dhe u agravua kur nxënësit u larguan nga mjediset e saj. Nxënësit kërkojnë që institucionet të hetojnë incidentin dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë në shkollë, duke theksuar se toleranca ndaj sjelljeve problematike mund të çojë në pasoja më të rënda.