Mjeku i kampit të muxhahedinëve në Manëz, ka folur për gazetarët, duke treguar se si është gjendja brenda ambienteve. 

Ai tregoi se Policia sulmoi pa pasur një dokument (urdhër), dhe se nuk ka pasur rezistencë nga iranianët kur kanë kërkuar pajisjet. 

Ai hodhi akuza edhe se qeveria shqiptare ka bashkëpunuar me qeverinë iraniane për këtë aksion në kampin e muxhahedinëve.

“Ky është një sulm i cili është bërë nga autoritetet qeveritare shqiptare në bashkëpunim me qeverinë iranine. Pse duhet të përdorinin gazlotsjellësh ndaj njerëzve tanë, sidomos ndaj grave dhe motrave tona.

Nga ana e Policisë ka pasur një urdhër për të na sekuestruar disa nga pajisjet, dhe në atë moment ka filluar përplasja”, tha mjeku.