Anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit nga Partia Demokratike kanë dërguar një letër zyrtare kryetarit të Këshillit, Niko Peleshi.
Ata kërkuan që të mblidhet ky Këshill për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Sipas kërkesës, mbledhja duhet të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.
