Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar propozimin e Agron Shehajt që partitë opozitare të krijojnë koalicion dhe të dalin me kandidat të përbashkët, por jo politik, në garën për Bashkinë Tiranë.

Berisha u shpreh se është dakord që të dalin me kandidat të përbashkët, duke theksuar se e mbështet plotësisht propozimin. Por theksoi ish-kryeministri “që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë”.

“Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Sepse të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit. Nuk e di ç’nënkuptohet me një kandidat jo politik, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë.”– tha Berisha.