Ditën e sotme, Top News transmetoi pamje të papublikuara nga brendësia e pallatit që u përfshi nga flakët pranë QSUT në Tiranë.

Gazetarja Sagita Kumria raportoi për emisionin Breaking nga pallati, ku u shkrumbuan më shumë se 70 apartamente, duke treguar më nga afër gjëndjen e pajetueshme të tyre.

“I njëjti pallat është djegur edhe 4 vite më parë, por është menaxhuar në kohë nga autoritetet pasi flakët nuk ishin kaq masive. Ky kompleks banimi ka hyrë në funksion në vitin 2021 dhe ky rast ngre alarmin për cilësinë e ndërtimit në Tiranë. Operacioni i shuarjes së flakëve ishte i vështirë. U desh dhe ndërhyrja e helikopterit për menaxhimin e situatës,” shprehet gazetarja.

Nga pamjet e Top News duket qartë se si banorët e tmerruar kanë lënë në gjys punë të ditëpërditshme shtëpie.

Një kek në furrë apo një libër që i ka shpëtuar flakëve, janë disa nga pamjet prekëse që shihet nga ajo çfarë ka ngelur pas flakëve masive që tronditën kryeqytetin

Më herët është publikuar edhe video se si nga disa kartona pranë marketit të katit të parë, përfundoi me atë që duket si një ndërtesë e goditur nga predhat e luftës.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se pronari i pallatit do të ndërtojë edhe njëherë nga fillimi 100% pallatin, ndërkohë që familjet që jetonin në të do të marrin një bonus qeraje.