Sot mbushet një muaj nga vdekja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën gjatë një sherri me bashkëmoshatarin. Sherri, që ndodhi disa metra larg shkollës “Fan Noli”, përfundoi me vrasjen e adoleshentit dhe plagosjen e Luis Meçes, i cili i doli në mbrojtje.
Mario Përlleshaj, autori kryesor i dyshuar për vrasjen, është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në burg. Qytetarët kanë vendosur qirinj në derën e shkollës ku Martin Cani studionte, për të nderuar kujtimin e tij. Një ditë më parë, prindërit e tij iu drejtuan me një letër Ambasadës Amerikane, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjshmëri nga institucionet shtetërore për këtë ngjarje tragjike.


