Florian Haçkaj, i përfoluri si kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar mbrëmjen e djeshme në “Top Story” me Grida Dumën.

Haçkaj u shpreh se e mori propozimin për të qenë një nga kandidatët e opozitës që do dalë në zgjedhjet e pjesshme të nëntorit, pasi ka qenë qytetar aktiv prej kohësh kundër padrejtësive.

Ai zbuloi edhe këshillën që mori nga daja i tij Halim Kosova.

Pjesë nga intervista:

Florian Haçkaj: Nuk kam ndaluar ndonjëherë së qenuri pjesëmarrës, përveçse kur u shkëputa kur më lindi vajza.  Realizuam votën e diasporës. 5 vite të dedikuara kësaj çështje kam pasur shumë kosto në familjen time. Të qenurit qytetar aktiv dhe duke ngritur zërin ndaj padrejtësive, nuk e kam ndaluar asnjëherë dhe as nuk do e ndaloj. Mbase këto u kanë bërë përshtypje atyre që më kanë propozuar dhe më kanë pyetur do ishe dakord. Jam gjithmonë dakord të angazhohem për vendim

Grida Duma: Halim Kosova çfarë të ka sugjeruar të hysh në garë ose jo në këto situata

Florian Haçkaj: Dajën tim e kam shembull në jetë dhe mendorin më të madh. E njeh shumë mirë terrenin në Shqipëri dhe partitë nga brenda. Ka besuar në idealizmin tim, më ka mbështetur për votën e diasporës. Për momentin e them hapur më këshillon të mos merrem fare me këtë punë. /Top Channel/