Kryeministri Rama zhvillon sot ditën e dytë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës një ditë më parë, Rama do të shkojë sot në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në fund do ta përmbyllë turin e tij në Serbi.
Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ai ka ndarë një foto ku përshëndet të gjithë qytetarët e Kosovës.
‘MIRËMËNGJES dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon’– shkruan Rama.