Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Tepelenës ku u qëllua për vdekje biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Sipas burimeve, viktima kishte dalë për gjah së bashku me 3 persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij Eqrem Braçe dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe.

Braqç raportohet se ka mbetur i plagosur dhe nodhet në spital, teksa djali i tij është arratisur dhe është shpallur në kërkim. Ai kërkohet nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes. Përveç Eqrem Braçe, është edhe një person tjetër i shoqëruar nga policia, identiteti i të cilit s’dihet ende.

Raportohet se ata kanë udhëtuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja me dy makina, një mjet tip “Land Rover” dhe një “Volkswagen”, të cilat u gjetën në vendngjarje nga policia. Në një prej automjeteve mësohet se ndodhej biznesmeni 44-vjeçar, pronar i fabrikës së tullave në Tiranë, ku edhe banonte prej 20 vitesh.

Ortaku i viktimës, Eqrem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, ka deklaruar se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ai është shprehur se ka tentuar t’i japë ndihmën e parë viktimës duke nxjerrë trupin nga automjeti dhe më pas ka njoftuar policinë.

Sipas tij, personi që i ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur dhe për shkak të errësirës, s’ka mundur ta identifikojë. Kjo dyshohet se është arsyeja se pse trupi i pajetë i 44-vjeçarit italian ndodhej jashtë makinës.

Ndërkohë mbetet mister autori dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.