Natën e kaluar rreth orës 20:00, një anije velier me emrin AROHA me flamur Kroat, me 3 persona, njoftoi Kapitenerinë e Portit Vlorë se kishin një person të sëmurë në bord i cili kishte thyer dorën në bord.
Menjëherë u kërkua asistenca mjekësore pranë qendrës kombëtare të urgjencës në numrin 127.
Në orën 23:30 anija velier me personin e sëmur në bord u ankorua në portin e Vlorës ku më pas e mori automjeti i ambulancës për në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës për asistencën e mëtejshme mjekësore.



