Një burrë është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pasi është gjetur pa ndjenja në bulevard.

Sipas informacioneve paraprake, për rreth 15 minuta, të pranishmit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, duke përdorur mjete rrethanore dhe duke kryer masazh kardiak, por ai nuk ka reaguar.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor e ka vendosur burrin në barelë dhe e ka transportuar me ambulancë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani nuk ka informacion të mëtejshëm për gjendjen e tij shëndetësore.