Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka reaguar pasi disa zona të Tiranës ndodhen prej më shumë se një ore pa energji elektrike. OSHEE njofton se ka një avari në linjën 110kV të OST, por po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të OSHE, pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj. Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë. Pra, institucionet e rëndësisë së veçantë kanë marrë energji elektrike nga linjat e dyta.

Reagimi i OSHEE:

Avari në linjën 110kV të OST, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës. Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë. Institucionet e rëndësisë së vepantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash. Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj.