Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Babrru të Tiranës. Mësohet se një person është vrarë me thikë. Ende nuk dihet identiteti i personit të vrarë, ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia.  

Gjithashtu grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Po ashtu trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.