Një email i përfshirë në dosjen e njohur të Jeffrey Epstein, i bërë publik nga drejtësia amerikane, ka tërhequr vëmendjen për përmendjen e disa vajzave të reja, përfshirë një vajzë shqiptare, për punësim. Ky dokument është datuar më 29 mars 2017 dhe është pjesë e materialeve të sekuestruara dhe të administruara nga autoritetet amerikane gjatë hetimeve ndaj Epstein, i cili është akuzuar për trafikim të fëmijëve dhe abuzim seksual.
Në email përmenden “kandidatët kryesorë” dhe përmendet mënyra se si ata i prezantohen një personi tjetër për vlerësim. Ky dokument ka nxitur shqetësime dhe diskutime, pasi flet për përzgjedhjen e vajzave të reja për qëllime që ende mbeten të pasqaruara plotësisht.

Në tekst përshkruhet një vajzë ruse, 21 vjeçe, me fokus jo vetëm te arsimi dhe statusi i vizës së punës në SHBA, por edhe te pamja e jashtme dhe gatishmëria për të bërë “çfarëdo që i kërkohet”.
Në të njëjtin email përmendet edhe një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se “do të bënte çdo lloj pune”, por që nuk preferohet për shkak të “komplikimeve me dokumentet”.
Në email përmendet gjithashtu ekzistencën e videove të kandidateve.
“Kandidatë të tjerë janë gjithashtu në kërkim, por nuk jetojnë në Nju Jork. Vajza shqiptare do të bëjë gjithashtu të gjitha llojet e punëve që dëshironi ju të bëjë. Por ajo është shumë e ndërlikuar për sa i përket dokumenteve. Ke videon për ty”, thuhet në emailin pjesë e dosjes.

