Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Skënderbeu” në Golem.
Policia njofton se një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. F., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
