Ditën e sotme kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar takimin e tij live me qyetarët në rrjete sociale.
Gjatë bisedës së tij një qytetar ka komentuar në lidhje me rrjetin social dhe argëtues TikTok i cili tanimë është i bllokuar në shtetin shqiptar. Komentuesi ka shkruar se aplikacioni po vihet në funksion të VPN-së.
Kryeministri Rama ka reaguar ashpër në përgjigjen e tij duke thënë se ky veprim është i turpshëm pasi përdorimi i VPN-së çon në vjedhjen e të dhënave direkte.
Komentuesi: Po përdorim VPN, për TikTok-un
Rama: Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja Tik Tik në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm.