Një vajzë ka mbetur e lënduar në kokë gjatë protestës në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Siç raporton gazetarja e Top News, Kleida Muka, e reja është shtrirë në tokë, ku po merr ndihmën e parë nga protestuesit, teksa pritet ardhja e ambulancës.

Vajza është e gjakosur dhe ende nuk dihet sesa serioz është dëmtimi.//TCH