Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Izrael. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, Rama është ndalur në stacionin e parë të vizitës në Nova Site.
Kryeministri ka ndarë dhe disa foto në rrjetet sociale nga Nova Site ku ka parë edhe murin e heronjve të Izraelit nga konflikti i 7 tetorit gjatë agresionit të Hamasit në kufirin me Gazën. Rama shkruan se ky vend është kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
Nova Site, Izrael. Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes



