Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke takuar elektoratin e PD-së.

Në një intervistë, Salianji tha se një pjesë e PD bashkëpunon me Niko Peleshin, të cilin e cilësoi si pronarin e qytetit të Korçës, pasi sipas tij, ai përcakton edhe punësimet në bashki dhe institucione të tjera vendore.

“Kush e ka që unë punoj për Ramën, të ma thotë nga drejtuesit e partisë, se e stopoj unë dhe e rrëzoj qeverinë. Kemi 13 vjet që presim, do ta rrëzojë sot, do ta rrëzojë nesër. Ata njerëz që vijnë në ato salla janë ata që i shërbejnë PD-së. Po si i shërbej unë, kur në treçerekun e fjalimit përmend Ramën?

Ata nuk e përmendin Niko Peleshin që kanë disa shokë se i kanë futur në parti. Kanë njerëzit që i kanë futur në punë aty nëpër bashki dhe institucionet e qeverisë. Pse s’e përmendin Niko Peleshin? E dini ju që Niko Peleshi është thuajse pronari i qytetit, që emëron nga ka kapur një pjesë të PD, një klub shokësh. 4 personat që drejtojnë në një institucion të qytetit kanë qenë pronarë në një dyqan. Si ka mundësi që çdo skandal del dhe shumëfishohet. Cili është shqetësimi që po mblidhen njerëz për PD-në.

Pse do ta them në publik unë planin. Po pse kundër PD dhe jo pro. PD lidhet me individin? Kundër lidershipit të PD që e ka marrë peng. Të matemi me njerëzit, me votë. Unë po takoj njerëzit. E di cili është problemi kryesor në këtë debat publik? PD të kishte problem funksionarë që takojnë njerëz, kanë problem pse unë mbledh njerëz dhe shajnë qeverinë. Po takoj njerëz.”- tha ai.